Flash News

KRYESORE

Furgoni me drogë në Qafë Thanë, priten arrestime; qytetet ky po zhvillohet aksioni

Furgoni me drogë në Qafë Thanë, priten arrestime; qytetet ky

Një furgon u ndalua në afërsi të pikës kufitare të Qafë Thanës. Mjeti në fjalë dyshohet se transportonte lëndë narkotike por policia nuk ka dhënë ende detaje.

Sipas saj që raporton BalkanWeb, gjeografia e personave të përfshirë në implikimin e trafikimit të drogës së kapur në një furgon është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit.

Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike ndërsa mësohet se furgoni i ndaluar i përket një biznesi rrobaqepësie.

Gjithashtu, sipas BalkanWeb, janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme. Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja.

Të fundit