Flash News

KRYESORE

Furnizimi me ujë i Yzberishit, Kasharit bëhet nga puset e ndotura të minierave të Mëzezit

Në kulmin e thatësirës së ujit të pijshëm, banorët e Yzberishtit, Kasharit, Katundit të Ri dhe atij të Vjetër në Tiranë ndihen të rrezikuar nga uji i pijshëm që iu vjen i kuq në rubinet. Shkak është bërë, futja ne linjë e një pusi të “harruar” që dikur përdorej për minierën e zonës dhe për vaditjen e tokave bujqësore.Sipas banorëve u bënë gati tre javë që uji që u ka sjellë Ujësellësi është i pakonsumueshëm, ndonëse vetë specialistët e UKT-së i kanë garantuar që i janë bërë analizat dhe ai është brenda parametrave.

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar në rrjetin facebook se uji i pisët për banorët e Kasharit, Yzberishit e gjithë ish-komunës se vjen nga puset e minieres së Mezezit. Ja çfarë shkruan Berisha:

“Uje i piset nga puset e minieres se Mezezit, nga Lal plehu per banoret e Kasharit!

Qytetari dixhital denoncon:

Lal Plehun per furnizimin e Kasharit me uje te turbullt dhe te ndotur per te pire nga puset e minieres se Mezezit, te paperdorura ndonjehere me pare.

Lexoni mesazhin e tij! sb

"Pershendetje dr Berisha! Disa zona te ish komunes kasharit si,mezezi, yrsheku, katundi i ri e ndoshta dhe ndonje zone tjeter qe un nuk e di mire pasi jam emigrant po furnizohemi me urdher te Lal Erit me uje te ''pijshem''nga puset e ish-minieres se qymyrgurit te mezezit! Dhe vite te tjera ka pasur thatesire por kjo gje ska ndodhur kurre! Ky uje esht i mykur e ndotur tejskajshem esht i trubullt ne ngjyre e i paperdorshem per asgje! Ju falemnderit e uroj cdo te mire ju e familjes tuaj!"

 

Të fundit