Flash News

KRYESORE

“Furtuna” e arrestimeve, në pranga edhe vëllai i drejtorit të Transportit Rrugor

“Furtuna” e arrestimeve, në pranga edhe vëllai i drejtorit

Vijon ‘furtuna’ e arrestimeve nga policia e shtetit.

Ka përfunduar në pranga Altin Isaraj, vëllai i drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, njëherësh ish-deputetit të PS, dhe ish-zv.ministrit të Drejtësisë.

Altin Isaraj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe njihet për të shkuarën e tij kriminale.

Së fundmi, ai është arrestuar pasi akuzohet për dy vepra penale: “armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Altin Isaraj njihet si një person i arrestuar edhe jashtë vendit për trafik droge, konkretisht të kokainës.

Emri i tij i është skeduar herët nga policia. Në vitin 1995 u akuzua se në bashkëpunim me Artan Manarin dhe Artan Muçën ekzekutuan Altin Çelmetën dhe plagosën dy të tjerë.

 

‘Furtunë’ arrestimesh, gazetari: Në pranga edhe vëllai i ish-zv.ministrit të PS, por u mbajt i fshehur

Të fundit