Flash News

KRYESORE

‘Furtunë’ arrestimesh, gazetari: Në pranga edhe vëllai i ish-zv.ministrit të PS, por u mbajt i fshehur

E diela duket se ka qenë një ditë arrestimesh. E nisur që me Redi Popoeskut, pronari i lokalit ‘Monopol’ në ish-Bllok ku ndodhi vrasja e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, e më pas, policia njoftoi se janë arrestuar ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe ish-drejtori i burgjeve, Arben Çuko. Në pranga përfundoi edhe ‘i forti’ i Shijakut, Flamur Avdyli, ndërsa një operacion u zhvillua edhe për kapjen e Klement Balilit.

Megjithatë, gazetari Basir Çollaku ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale se arrestimet nuk janë mbyllur ditën e djeshme vetëm me emrat e sipërpërmendur.

Sipas tij, në pranga ka përfunduar edhe Altin Isaraj, vëllai i ish-deputetit të PS, dhe ish-zv.ministrit të Drejtësisë, Arben Isaraj.

Ai njihet për një të shkuar të “pasur” kriminale, që në vitin 1995 për vrasje në bashkëpunim deri te akuzat për trafik kokaine.

Postimi i plotë:

Isaraj arrestim qe mbahet fshehur.. ?!?!

Dite arrestimesh qe njoftohen me buje por ka dhe nga ato ndalim-arrestimet qe mbahen pak fshehur nga Forca e Ligjit. A eshte arrestuar dje ne Tirane, Altin Isaraj (vellai i Arben Isarajt) per armembajtje pa leje dhe 0.6 gram kokaine?!?!? A eshte derguar per mase sigurie arrest me burg kerkesa e prokurorise?!?! A e kane mbajtur fshehur policia sepse ka qene nderhyrje e madhe ??!.

A ka nderhyrje per ta kthyer ne detyrim paraqitje me pretekstin se eshte i semure??!?!

A ka pasur sukses nderhyrja ne prokurori ndonese ajo kerkon arrest me burg?!?!

A ka pasur dhe ndalime te tjera te ngjashme keto dy muaj dhe eshte kerkuar detyrim paraqitje ?!?!

A ka gjykates ish drejtues ne drejtesi per te bere nder Isarajt??

Altin Isaraj njihet si një person me të shkuar kriminale dhe i arrestuar jashtë vendit për trafik droge.

Emri i tij i është skeduar herët nga policia shqiptrare. Në vitin 1995 u akuzua se në bashkëpunim me Artan Manarin dhe Artan Muccën ekzekutuan Altin Çelmetën dhe plagosën dy të tjerë.

Të fundit