Flash News

KRYESORE

Furtunë largimesh ministrore, qeveria u vë 'fshesën' disa prej zv.ministreve në postet më të rëndësishme

Largohet nga detyra zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda. Voda mbante këtë pozicion që prej emërimit të saj në 22 maji 2017, ndërsa ende nuk dihen ende shkaqet e largimit.

Së bashku mer Vodën janë liruar nga detyra edhe zv ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka dhe zv. ministrja e Energjisë, Dorina Çinari.

Ende nuk ka ndonjë prononcim nga zëdhënësit e qeverisë për këto largime të papritura në kohë pandemie të dy zyrtareve të Ministrsë së Brendshme dhe asaj të infrastrukturës. Ndërkaq, referuar zv. ministres së Drejtësisë, Fjoralba Caka largimi ishte tërësisht personal dhe s’kishte lidhje me punën apo profesionin. Vetë Caka e ka konfirmuar një gjë të tillë përmes një postimi në rrjetet e saj sociale pak orë më parë.

Të fundit