Flash News

KRYESORE

‘Fusha sh.p.k’ dhe Veliaj të pandashëm, kompania ‘shfaqet’ në aktivitetin me kryeministrin dhe kryebashkiakun

‘Fusha sh.p.k’ është kompania e cila është në qendër të vëmendjes që pas lajmit për shembjen e Teatrit. Kompania në fjalë është cilësuar edhe si kompania e preferuar e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eroion Veliaj, pasi është kompania e cila ka përfituar disa nga tenderat më të mëdhenj, që kur Veliaj mori drejtimin e bashkisë së Tiranës. Po kështu, kjo kompani ka fituar tendera edhe nga qeveria qëndrore e ‘Rama’.

Ditën e sotme, Rama dhe Veliaj mbajtën një ceremoni triumfuse pas vlerësimit që mori sheshi ‘Skënderbej’ pak ditë më parë. Por jashtë kësaj feste nuk mund të ishte as kompania ‘Fusha’. Në kohën që Veliaj po mbante fjalën e tij, në monitor shfaqeshin video të ndryshme ku tregoheshin periudha të ndryshme gjatë punimeve për ndërtimin e sheshit.

Një moment, kur po fliste kryebashkiaku, prapa monitorit pas shpine të tij u shfaq edhe dy punonjës në veshjen e të cilëve ishte stampuar logo e firmës ‘Fusha sh.p.k’.

Logo e kompansë 'Fusha sh.p.k'

Të fundit