Flash News

KRYESORE

Fushata e Ahmetajt, reagon Agron Shehaj: Do u lëshojë inspektorët bizneseve të vogla; janë bërthama e ekonomisë

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, se ky mandat do të jetë mandati kundër informalitetit. Duke shprehur qëndrimin e tij kundër informalitetit, Shehaj thekson se në një vend ku sunon droga dhe krimi, “prioriteti nuk mund të jenë “burokracitë tatimore të pafundme” të bizneseve”.

Ky qëndrim i Ahmetajt, sipas Shehajt, dekurajon sipërmarrësit që t’i futen punës pasi rrezikohen nga inspektorët e ministrit.

Reagimi:

MINISTRI I EKONOMISË AHMETAJ KËRCËNON BIZNESET E VOGLA!

Në daljen e parë si ministër i qeverisë “Rama 2”, Ahmetaj tregon që nuk e ka fare idenë se çfarë duhet të bëjë (ose nuk duhet të bëjë) për të inkurajuar biznesin.

Edhe ata pak sipërmarrës që marrin kurajon që t’i futën punës pa pritur nga shteti, ministri i paralajmëron që do “iu lëshojë” inspektorët. Biznesi i vogël është bërthama kryesore e ekonomisë, si në xhiro vjetore ashtu edhe në numër të punësuarish. Nuk e mbështes informalitetin, por në një vend ku sundon droga, krimi, korrupsioni, mjerimi, prioriteti nuk mund të jenë “burokracitë tatimore të pafundme” të bizneseve.

Të fundit