Flash News

KRYESORE

Fushata e Majlinda Bregut: 1 herë ka ndërruar foton e profilit; 3 herë ka qenë në takime elektorale

Fushata e Majlinda Bregut: 1 herë ka ndërruar foton e profilit; 3

Majlinda Bregu, deputete dhe ministre e Integrimit në Qeverinë 'Berisha', përgjatë muajit të fushatës ka bërë njëzet postime në faqen e saj në Facebook. Tre prej tyre lidhen me fushatën. Në njërin prej postimeve atë të Shëngjergjit, Bregu nuk harron të ironizojë duke shkruar se nuk sheh gjurmë fushate, ndërsa në një tjetër poston një foto të vetes nga fushata e vitit 2013 me gishtat lart dhe simbolet e Partisë Demokratike me shënimin "Throwback... Kur nuk tallej njeri as me fushaten, as me simbolet". Postimet e tre rasteve që Bregu i shënon në 'rekordin' e saj të fushatës duken më shumë si përpjekje për karshillëk apo diversion, gjykuar nga teksti i postimeve.

Pjesa tjetër e postimeve lidhet kryesisht me aktivitetin mediatik të deputetes së PD, si daljet në 'Pasdite në Top Channel', dhe intervista në media të njohura ose të panjohura. Më pikanti i postimeve është një link nga një portal agresiv ndaj kryetarit të PD me shënimin: Ish drejtori i “Sami Frashërit”: Bregu dhe Basha në klasa paralele/Bregu vajzë me botë, Basha egoist."

Ditari i fushatës së MB:

-25 qershor: Sot ishim 3 vota. (Foto e votimit) 

-25 qershor: "Mos humb shpresen as mos u trishto!" Qur'an 3:139. Gezuar Bajramin!

-23 qershor: Link i Intervistës në Vizion Plus 'Fushata e pazakonte e Bregut-

-22 qershor: Pas pak...Pasdite ne Top Chanel

-19 qershor: Postim- Kur nisa rrugetimin ne politike, besoja se nje arsye me shume per te cilen duhet te perpiqesha te mos rrezohesha, ishte edhe per t'u dhene ze grave e vajzave te cilat punojne e mundohen cdo dite dhe ne darke nuk kane kohe as per tu ankuar. Nuk ia kemi dale t'ju japim grave ate qe meritojne, as pune te sigurt as qetesi per te ardhmen e femijeve.

Por shpresoj qe me gjithe angazhimin publik e politik pro grave dhe vajzave; me propozimet ligjore kunder dhunes qe vret gra e femije me shume se ne lufte; pro fuqizimit te tyre ekonomik, nuk kam tradhetuar ate qe besoj: "Grate jane me te mirat!". Ne njesine 4 ne Tirane

-18 qershor: Rifreskim i fotos se profilit

-17 qershor: Linku i prononcimit për mediat pas votimit te vetingut

-17 qershor: Postim me tekst per votimin e vetingut

-14 qershor: Fushate ne Shengjergj: Sot ne Shengjergj te Tiranes. Nuk pashe shume fushate, por ketu ka votues te zgjuar.  Ah, rruga eshte bere ne 2013. Nga qendra e komunes deri ne fshatrat rreth ngelen edhe 3 km e shumta per tu shtruar. Deri sot, asnje shenje.

-13 qershor: Foto nga fushata e 2013. Throëback... Kur nuk tallej njeri as me fushaten, as me simbolet.

-10 qershor: Foto me gra- Run like a ëoman.

-7 qershor: Në bashkëbisedim me studentë të ekselencës për Europën brenda nesh; për të rinjtë dhe për politikën e mirë që duhet të frymëzojë dhe të ruajë identitetin e qartë europian të Shqiptarëve.

6 qershor: Ai momenti kur pasi flet me mamat dhe kenaqesh qe vajzat dine per politiken dhe zgjedhjet me shume se sa ta merr mendja😍😍😍

#njesia9Tirane

-3 qershor: Poster Global ëoman summit ne Tirane-Speaker. Hotel Plazza

-1 qershor: Në Forumin e Parë të Komunikimit, organizuar nga "A Ëoman in Poëer", ku Edi Oga intervistonte 100 herë më mirë se Enkel Demi😂

-31 maj: Shenim- Mos i helmoni gratë!

-30 maj: Link intervsita per ccn.al: PD nuk mund te jete gjallese fantazem e Republikes se re

-30 maj: Shenim per te papunet

-29 maj: Postim linku nga portali citynews: Ish drejtori i “Sami Frashërit”: Bregu dhe Basha në klasa paralele/Bregu vajzë me botë, Basha egoist.

-27 maj: Postim per listat

Të fundit