Flash News

KRYESORE

Fushata e 'shqiponjave', paqartësi për destinacionin e parave të mbledhura nga Rama dhe 'Go fund me'

Fushata e 'shqiponjave', paqartësi për destinacionin e

Në Qershor, FIFA gjobiti me 25 mijë dollarë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Motivi ishte festimi me simbolin e shqiponjës, pas dy golave ndaj Serbisë në ndeshjen e Kupës së Botës, e vlefshme për Grupin E.

Vendimi i institucionit më të lartë, ngjalli reagimin e shqiptarit që jeton në Nju Jork, Rilind Reka, që nisi një fushatë në organizatën ‘Go fund me’ për të mbledhur 25 mijë dollarë.  Shuma u tejkalua, por destinacioni mbetet i paqartë, pasi gjoba u pagua nga vetë federata helvete. Kontaktuar nga Politiko.al, Reka pretendon se paratë janë bllokuar nga platforma ‘GFM’.

“I gjithë procesi po merr me shumë kohë se sa kemi paramenduar. Deri para 3 javëve nuk kemi pasur akses te fondet si rrjedhojë e protokolleve të organizatës GoFundMe , ku gjithçka duhej të verifikohet. Tani planifikoj që gjatë festave të fundvitit të vij në Kosovë ku do të zhvilloj takime me zyrtarë dhe bashkarisht të vendosim për qasjen më të mirë”, sqaroi ai.

Iniciativë të njëjtë lançoi edhe kryeministri Rama nën sloganin ‘Mos kini frikë nga shqiponja’, por nuk u mësua kurrë se sa para u mblodhën dhe çfarë ndodhi me to.

Mungesa e një përgjigje nga zyra e kryeministrisë, përkundër insistimit tonë, të bëjnë të dyshosh se fushata e kryeministrit mund të ketë pasur karakterin e propaganës, ashtu siç ndodhi kur kuqezinjtë u kualifikuan në Kampionatin Europian ‘Francë 2016’.

Të fundit