Flash News

KRYESORE

Fushata elektorale e PS pasuron televizionet. 3 mijë euro mitingu dhe 1 mijë euro ftesa në emisione

Fushata elektorale e zgjedhjeve vendore, ndonëse pa opozitën, ka rritur të ardhurat e televizioneve kryesore ne vend, si: TV Klan, Abc News, News 24, Report TV apo A2 CNN.

Çmimet më të ‘krupira’ dhe ofertat më të larmishme ofrohen nga TV Klan, ku një spot 30 sekondësh pas edicionit kryesor të lajmeve kushton 246 mijë lekë të rinj.

Ndërsa 30 sekonda në emisionin “E Diela Shqiptare” janë të barabarta me 357 mijë lekë të rinj. Në Abc News, televizioni tjetër që zotërohet nga Aleksandër Frangaj, një transmetim direkt i fushatës me kohëzgjatje 60 minuta 2 mije e 500 euro, ndërsa profili i kandidatit në studio është 3 mije e 500 euro.

Në të njëjtën linjë me çmimet është edhe televizioni informativ Neës 24. 3 mije euro është fatura e Partisë Socialiste për një transmetim direkt dhe 2 mije euro i duhet të paguajë një kandidati për të dhënë një intervistë në rubrikën ‘Opinion’.

Report TV, televizioni pranë qeverisë kërkon 400 euro për një spot elektoral dhe 3 mije e 500 euro për të ftuar një kandidat në emisionet e tyre. Fuqishëm në tregun e reklamave ka hyrë edhe televizioni i ri, A2 CNN. 1 mijë euro kushton për tu përmendur në çdo show dhe 5 mije euro për çdo fragment në emisionet e tyre.

Çmime paksa më të lira ofrohen nga FAX News dhe Scan TV. 400 euro për çdo spot televiziv dhe 3000 euro për një ftesë në edicionin e lajmeve apo në emisione.  Scan TV ka një paketë ofertash. Për 150 spote publicitare në muaj me kohëzgjatje 60 sekonda, mjaftojnë 1 milionë lekë të rinj, duke theksuar se tarifat e mësipërme janë me 45% zbritje nga tarifa zyrtare.

Tek të dhënat që janë burim zyrtar i KQZ-së, mungojnë Top Channel, Vizion Plus apo TVSH, të cilat nuk kanë preferuar t’i bëjnë publike tarifat e tyre. Këtë e konfirmoi për Politiko.al zëdhënësja e institucionit, Drilona Hoxhaj.

 

 

Të fundit