Flash News

KRYESORE

Fushata elektorale/ Rama mbledh në Durrës të gjithë drejtuesit e administratës

Fushata elektorale/ Rama mbledh në Durrës të gjithë

E gjithë administrata e Durrësit është duke zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama. Takimi raportohet se po zhvillohet në rezidencën qeveritare në Durrës, ndërkohë që të pranishëm janë edhe deputetët e Partisë Socialiste.

Sipas ‘Bulevardi Online’, media lokale, në takim me Ramën ndodhen: deputetët Roland Xhelilaj, Eglantina Gjermeni, Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Spartak Braho, Ilir Ndrazhi, Rrahman Rraja; kryebashkiaku Vangjush Dako; kreu i PS, Luan Zaza; sekretari i PS dhe njëherësh kreu i ALUIZNI-t, Arben Isaku; ish-drejtori i portit, Afrim Bakaj; drejtori i ujësjellësit,Spartak Kovaçi; drejtori i Transportit, Roni Shqopa; drejtori i OSHEE, Ardian Çela; drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Ledjon Lako; kreu i qarkut, Alfred Mullaraj, etj.

Kryeministri Rama refuzoi të konfirmonte sot Vangjush Dakon për një mandat tjetër në Durrës, në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’, por gjithashtu as nuk e përjashtoi rikandidimin e tij.

Të fundit