All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Fushata në gjimnaze, drejtoresha e Ramës mbështet iniciativën e komunitetit LGBTI: 10% e popullsisë shqiptare janë homoseksualë

All - Paragraf - 1

Prej disa ditësh, komuniteti i LGBTI ka nisur një iniciativë informuese në gjimnazet e Tiranës. Sipas aktivistes Xheni Karaj, qëllimi i nismës është largimi i paragjykimeve që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare kundrejt tyre.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë bujë deri tani ishte deklarata e përgjegjësës për çështjet e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eva Sheshi.

E ftuar në emisionin ‘Tonight’, Sheshi deklaroi se në të gjitha vendet e BE nga sondazhet ka rezultuar që komuniteti LGBT është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian.

“Meqenëse në Evropë janë 10 % e popullsisë pjesëtarë të këtij komuniteti, edhe Shqipëria nuk ka pse të jetë ndryshe. Kjo ka dalë nga studimet e institucionit të BE që bën sondazhe dhe vrojtime, i specializuar për këtë çështje, nga Këshilli i Evropës që ka rekomandime apostafat për këtë gjë, të cilat Shqipëria si shtet anëtar i ka të miratuara dhe dakortësuara, kështu që mendoj që nuk përbën ndonjë çudi e madhe që në Shqipëri nuk ekziston ky komunitet, për këtë pjesë sa ekziston mendoj që nuk ka vend fare të flasim. Në Shqipëri është e vështirë të bësh studim. Meqenëse në tërë vendet e BE, ky është sondazh me vetëdeklarim, ky lloj sondazhi ka rezultuar që është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian”.

Të fundit