Flash News

KRYESORE

“Fustani i shkurtër takohet me këmbët e gjata”, Bora Zemani thyen heshtjen i përgjigjet Mustafa Nanos

Pas komenteve të Mustafa Nanos, i cili disa ditë më parë në emisionin e tij ‘Provokacija’ u shpreh kundër veshjeve të moderatoreve Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.

Deri tani, kishte reaguar vetem Bejleri që e akuzoi Nanon si njeri periferik, duke e quajtur madje edhe spiun dhe fshatar.

Ndërsa, sot ka reaguar edhe moderatorja tjetër Bora Zemani, për të cilën Nano tha se vishej në mënyrë vulgare. Në rrjetin social Instagram, Zemani ka mbështetur deklaratën e kompanisë Digitalb.

Ndër të tjera, Digitalb theksonte se Mustafa Nano është një joprofesionist i fushës dhe një surrogato në moshë të vonuar që vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje.

Deklarata e plotë e DigitAlb:

DigitAlb ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive.

DigitAlb vëren me keqardhje, që debati ka mangësi që në zanafillë. Së pari, ai është një debat i ngritur gabimisht mes një joprofesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një profesionisti e një televizioni.

Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj. Televizioni, për ata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzish, ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv.

Së dyti, për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, Znjsh. Ilda Bejleri është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive, ajo i sjell të trija këto cilësi në ekran, sepse të trija janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm, duke nxjerrë atë element jashtë së tërës.

Së treti, DigitAlb, në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standardet më të mira europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative. Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një imazh sa më bashkëkohor, e që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore, të cilën e marrim me shumë seriozitet.

Së fundi, televizioni shqiptar ka shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio, e së fundmi edhe si moderatorë programesh, e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin.

Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis.

Të fundit