Flash News

KRYESORE

Futbolli ‘shkrin akujt’ midis Rusisë dhe Kosovës; mesazhi nga Moska në Prishtinë: Do keni gjithnjë mbështetjen tonë

Agim Ademi, presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë një mesazh urimi nga Aleksandr Alaev, drejtor i Përgjithshëm i Federatës Ruse të Futbollit. Letra e urimit është publikuar nga FFK dhe aty shprehet dëshira e federatës ruse për të thelluar bashkëpunimin me federatën kosovare.

“Ju mund të llogarisni gjithnjë mbështetjen tonë në çështjet e futbollit”, thuhet në letrën e Alaev për Ademin.

Letrat e urimit për Ademin kanë mbërritur edhe nga federata të tjera, shtetet e të cilave nuk e njohin Republikën e Kosovës, si Rumania dhe Moldavia.

Sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Rusi, dy shtetet kanë filluar të vendosin kontaktet e para jo vetëm në futboll. Dy ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi zhvilloi një bisedë të shkurtër në Ankara me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev.

Të fundit