All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Futbollistët e ‘harruar’ nga Kombëtarja shkëlqejnë në ligat europaine; gola dhe paraqitje bindëse

Futbollistët e ‘harruar’ nga Kombëtarja
All - Paragraf - 1

Disa nga lojtarët që kanë qenë pjesë e ekipit përfaqësues, por që nuk janë ftuar më nga trajneri Kristian Panuçi kanë shkëlqyer këtë javë me ekipet e tyre.

All - Paragraf - 3

Kështu, mbrojtësi Besir Demiri u aktivizua për 90 minuta në kampionatin ukrainas me klubin e tij Mariupolit në barazimin ndaj Arsenalit të Kievit. 24-vjeçari nga Maqedonia është një ndër lojtarët kyç të skuadrës së tij, teksa është përzgjedhur një herë edhe në formacionin më të mirë të kampionatit ukrainas.

Mesfushroi Azdren Lullaku ishte protagonisti kryesor i ekipit Astras në fitoren ndaj Kluzhit në Kupën e Rumanisë. 30-vjeçari shënoi dy gola, respektivisht në minutën e 14-të (penallti) dhe të 74-ën, duke konfirmuar formen e mire sportive qe po kalon.

Paraqitje pozitive zhvilloi edhe Ergys Kaçe në kampionatin grek me Panathinaikosin, i cili barazoi 0:0 me AEK-un. Korçari luajti për rreth 25-minuta, pasi vinte pas një dëmtimi qe e mbajti larg fushave per disa jave.

Tek goli u rikthye edhe sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi, i cili që luan në Turqi me Goztepe. 28-vjeçari shenoi në fitoren 4:0 që ekipi i tij arriti ndaj Çengelköyspor, e vlefshme për Kupën e Turqisë, duke i dërguar një sinjal të qartë Panuçit se e meriton një ftese nga ekipi kuqezi.

Të fundit