Flash News

KRYESORE

Futbollisti befason me formën e mirë, drejtori i Fiores: Po eci kështu i jap leje të flasë me mbesën time

Futbollisti befason me formën e mirë, drejtori i Fiores: Po eci

Talenti i Fiorentinës Gaetano Castrovilli mund të fitojë më shumë se një milion euro në sezon nëse vazhdon të tregojë një formë të mirë në fushën e gjelbër.

Futbollisti është kthyer tek Firence pas një huazimi dy vjeçar tek Cremonese në serinë B, dhe ka fituar menjëherë besimin e trajnerit Montella me paraqitjen e tij.

Kjo i ka shtyrë drejtuesit e Fiorentinës t’ia rinovojnë kontratën dhe ka qenë drejtori sportiv Daniele Prade që njoftoi se Castrovilli do të jetë pjesë e skuadrës deri më 2024 me një pagë prej 1 milion euro në sezon.

Duke folur me superlativa për mesfushorin, Prade tha se nëse Castrovilli do të vazhdojë në këtë formë, ai do ta prezantojë me mbesën e tij, bukuroshen Costanza Grimaldi.

“Nëse Gaetano do të tregohet akoma serioz, i përulur dhe profesionist, unë i jap lejë të flasë me mbesën time Costanza, e cila është shumë e bukur”, tha Prade.

Të fundit