Flash News

KRYESORE

Futbollisti del me COVID-19, anulohet miqësorja mes dy debutuesve në Superiore

Futbollisti del me COVID-19, anulohet miqësorja mes dy debutuesve në

COVID-19 ka futur në qorrsokak edhe futbollin. Mundësitë për infektim janë të mëdha, sikurse është dëshmuar që prej fillimit të pandemisë, edhe në klubet më të mëdha të Europës, ndaj të papriturat e pakëndshme duhen llogaritur. Edhe në Shqipëri, me aq mundësi diagnostikimi sa janë, ka pasur raste futbollistësh të konfirmuar me koronavirus. Gjë që vazhdon të ndodhë. Kështu, për këtë shkak është anuluar miqësorja e planifikuar mes dy debutuesve në Superiore, Kastrioti dhe Apolonia. Ka qenë klubi krutan, që ka bërë me dije se ky ballafaqim nuk do të zhvillohet: “Anulohet miqësorja mes Kastriotit dhe Apolonisë. Shkak për anulimin e ndeshjes është bërë dalja pozitiv me Covid-19 e njërit prej lojtarëve të Apolonisë”.

Mësohet se bëhet fjalë për kapitenin e skuadrës fierake, Eljon Sota, që ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Në fakt, lojtari nuk ka pasus shqetësime shëndetësore, por ftesa në kombëtaren U-21 e detyronte të bënte tamponin, sipas protokollit përkatës. Provë të cilën nuk e ka kaluar dot, ndaj humbet dy kualifikueset e radhës me kuqezinjtë e Alban Bushit, por edhe alarmon krejt Apoloninë, e cila ka ndërprerë stërvitjen dhe duhet të testohet e gjitha./ Telesport

Të fundit