Flash News

KRYESORE

Futbollisti i Kombëtares hero në Rumani, i shpëton jetën kundërshtarit

Futbollisti i Kombëtares hero në Rumani, i shpëton jetën

Këtë herë jo me një gol apo me një asist, por me një ndërhyrje vendimtare. Jo nga ato për të hequr topin, por për të shpëtuar një jetë njeriu.

Në ndeshjen e luajtur të premten, kundër Universitatea Kraiova, mesfushori i përfaqësueses shqiptare u tregua më i shkathëti të reagonte pas një momenti kur kundërshtari i tij, Valentin Mihaila, mbeti pa ndjenja në fushë pas një goditje në nofull. Qaka jo vetëm ishte i pari që reagoi duke thirrur mjekët të ndërhynin, por edhe shkoi me shpejtësi te 18-vjeçari i cili ishte pa ndjenja në fushë dhe e ktheu me shpejtësi në krah.

Një lëvizje e tillë është e këshillueshme në raste të tilla pasi ndihmon në lirimin e frymëmarrjes e cilësohet si vendimtare në rastet e para dhe Qaka veproi para mbërritjes së mjekëve pranë lojtarit të shtrirë pa ndjenja. Kjo ndërhyrje mund t’i ketë shpëtuar jetën adoleshentit, i cili kishte nxjerrë nofullën dhe rrezikonte të kalonte poshtë gjuhën.

Gjendja e futbollistit rumun u përmirësua ndërsa Qaka mori duartrokitje të gjata nga publiku.

Të fundit