Flash News

KRYESORE

Futbollisti i panjohur shqiptar shpallet golashënuesi më i mirë në Qipro

Kampionati qipriot ka mbyllur për këtë vit sezonin futbollistik me një surprizë të bukur për futbollistin me origjinë shqiptare, Berat Sadik.

32-vjeçari i panjohur për fansat shqiptar, kryeson listën e golashënuesve me 12 gola në 14 ndeshje të luajtura me skuadrën e Doxa, ku vetëm dy i ka shenuar me penallti.

Me një karrierë të ndarë mes Finlandës, Gjermanisë, Zvicrës dhe Rusisë, ai shpreson që Qipro të jetë një trampolinë e mirë për t'u rikthyer në nivele të larta, ndonëse mosha nuk e favorizon dhe aq shumë.

Sulmuesi në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Finlandës, ku në 11 ndeshje ka realizuar po ashtu një gol.

Të fundit