Flash News

KRYESORE

Futbollisti i Real Madrid: Luaj futboll të ndihmoj shokët dhe të shes gazeta

Futbollisti i Real Madrid: Luaj futboll të ndihmoj shokët dhe të

Prej disa javësh ai është duke kaluar një nga momentet më të vështira në karrierën e tij. Bëhet fjalë për sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema, ndaj të cilit nuk kanë munguar as fishkëllimat e tifozëve.

Por Benzema shprehet se vetë ai luan për të ndihmuar shokët e skuadrës teksa ka ironizuar duke thënë se lajmet për të bën që të shiten edhe gazeta.

“Luaj futboll dhe provoj t’i ndihmoj shokët e mi, gjithçka që të arrijmë fitore. Ajo që nuk më pëlqen është kur njerëzit më sulmojnë, edhe nëse nuk fitoj. Unë luaj për njerëzit që e vlerësojnë atë që bëj në fushë. Ata që vijnë në stadium për të fërshëllyer, le të fërshëllejnë, unë nuk do të mund të ndryshoj mendimin e tyre. Njerëzit gjithmonë kanë kritikuar lojtarët e mëdhenj, ne shesim gazeta", ka deklaruar Benzema për mediat spanjolle.

Të fundit