Flash News

KRYESORE

Futbollisti i Kukësit merr ofertën nga Koreja e Jugut, 500 mijë euro për 24-vjeçarin

Futbollisti Sindrit Guri, i cili aktivizohet aktualisht tek ekipi i Kukësit, ka marrë ofertën nga ekipi koreano-jugor Ganguan FC, të cilët që kanë depozituar zyrtarisht kërkesë në zyrat e klubit.

Sipas “Panorama Sport”, ekipi nga Koreja e Jugut është i gatshëm rë paguajë 500 mijë euro për shërbimet e sulmuesit.

Oferta akoma nuk i është prezantuar me detaje presidentit Safet Gjici, por mbetet për t’u parë sesi do të procedohet për sulmuesin pasi oferta është e parezistueshme, edhe pse Kukësi i ka vënë klauzolë 1 milion euro 24-vjeçarit.

Futbollisti shkodran ka arritur në kuotën e 11 golave deri në këtë fazë të Kategorisë Superiore, duke qenë kandidat potencial për “Këpucën e Artë”.

 

 

Të fundit