Flash News

KRYESORE

Futbollisti shqiptar që kushtonte 50 milion euro transferohet falas në Holandë

Futbollisti shqiptar që kushtonte 50 milion euro transferohet falas në

Sulmuesi shqiptar, Dionis Avdijaj që para tre vitesh vlerësohej 50 milion euro, referuar klauzolës së klubit gjerman të Shalke 04, sot është transferuar pa asnjë qindarkë tek ekipi holandez i Willem II në Holandë.

I cilësuar si një ndër futbollistët më të talentuar në Europë, 21-vjeçari nuk arriti kurrë të bënte hapin e madh aq sa u huazua shpesh nga klubi gjerman në ekipe austriake [Shturm Graz] dhe holandeze [Roda JC] gjatë tre sezoneve të fundit.

Mungesa e theksuar e disiplinës nga ana e sulmuesit të Kosovës kanë bërë që drejtuesit e Shalke 04 të heqin dorë përfundimisht nga lojtari, të cilit i ka uruar fat në karrierën e tij.

Të fundit