Flash News

KRYESORE

Futbollisti shqiptar vazhdon avazin, shan trajnerin pas zëvëndësimit

Futbollisti shqiptar vazhdon avazin, shan trajnerin pas

Sulmesi shqiptar, Besart Berisha që aktivizohet në Australi me ekipin e Melburn Viktori ka ofenduar trajnerin e tij pas zevëndësimit në minutën e 70, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Azisë përballë ekipit të Kavasaki Frontale.

Reagimi i Berishës nuk u prit mirë nga trajneri Muskat, i cili theksoi se klubi do të marr masa ndaj lojtarit. “Sigurisht që do të ulem më të, të kuptoj më mirë se çfarë kishte, edhe pse e di se askujt nuk i pëlqen të nervozohet. Por me atë që di unë, ky vazhdon të jetë një sport ekipor”, tha trajneri i Melburn Viktori.

Berisha ka shfaqur edhe në të kaluarën sjelle të tilla, kur ishte pjesë e kombëtares në kohën që drejtohej nga Arie Han, më pas ai braktisi edhe përaqësuesen e Kosovës për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Albert Bunjaku.

Të fundit