Flash News

KRYESORE

Futen në vilën e biznesmenit për të vjedhur, shqiptarët vrasin 40-vjeçarin dhe i thyejnë krahët djalit të tij

Futen në vilën e biznesmenit për të vjedhur, shqiptarët

Katër shqiptarë kanë vrarë një biznesmen 40-vjeçar me origjinë kineze dhe kanë plagosur rëndë djalin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Spanjë në vilën e biznesmenit ku shqiptarët kishin shkuar për të vjedhur.

“ABC” raporton se djalit 14-vjeçar të biznesmenit i kanë thyer krahët, ndërkohë që ka parë skenën se si sulmohej babai i tij.

Policia vendase njoftoi se pasi kanë vrarë biznesmenin dhe dhunuar të miturin, 4 shqiptarët kanë dalë nga dritaret e vilës, duke mos përdorur asnjë nga dyert e saj.

Familja e cila është sulmuar dhe dhunuar nga shqiptarët është me origjinë kineze dhe jeton në një vilë që kushton 2 milion euro.

Vila ka një sistem alarmi, por pronarët nuk e kishin aktivizuar duke menduar se ndiheshin të sigurt.

Të fundit