Flash News

KRYESORE

Futen për tu larë, mbyten 2 fëmijë në liqenin e Shkodrës

Futen për tu larë, mbyten 2 fëmijë në liqenin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër ku dy fëmijë kanë humbur jetën teksa laheshin në liqen.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se trupat e pajetë janë nxjerrë rreth orës 17:45 nga policia dhe se janë përkatësisht të moshave 13 dhe 15 vjeç. Sipas policisë  ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Grilë të Malsisë së Madhe dhe se të miturit janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Mësohet se fëmijët janë hedhur nga një varkë për të notuar në ujrat e liqenit, por nuk ja kanë dalë dot të mbijetojnë. Policia sqaron se gjithsej në varkë kanë qenë 7 fëmijë dhe të gjithë janë hedhur në liqen, por pasi janë hedhur varkën e ka marrë rrjedha dhe 5 persoa të tjerë kanë dalë në breg me not.

Njoftimi i policisë:

 Me datë 17.08.2017, rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe, janë mbytur në liqen dy fëmijë. Menjëherë ka shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje ku ka rezultuar se ishin mbytur shtetasit E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë. (Kushërinj me njëri tjetrin,) Nga informacionet paraprake mesohet se 7 shtetas ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë. Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa dy shtatasit e lartpërmendur janë mbytur. Shërbimet e Policisë së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit