Kryeministri Edi Rama postoi sot në profilin e tij në Facebook një video ku tregonte hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug,
Ajo që ra në sy dhe ngjalli reagime të shumta ishte fakti se në hartën e publikuar Republika e Kosovës figuronte brenda territorit të Serbisë.
Reagimet kanë qenë të shumta, nga qytatarë që e quanin Ramën si “mikun e Vuçiçit”. Një tjetër qytetar i kërkon llogari kryeministrit Rama, i cili i përgjigjet se ka qenë thjesht një gabim.
Disa orë më vonë kryeministri ka zëvendësuar videon me një tjetër, ku duket vetëm kufiri i Shqipërisë dhe jo kufijtë e vendeve të tjera të Ballkanit.
Reagime ka pasur edhe nga funksionarë në Kosovë, si zyrtari i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka pyetur Ramën se ku është Kosova.
“I padashtun kryeministër, ku është Kosova?”, pyet Gashi.
Po ashtu, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, që e quan një veprimin e Ramës një akt tradhëtie.
Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave serbe. Media e Serbisë B92 nënvizon se pas këtij skandali me hartat, “Prishtina është në shok”. B92 citon gazetën Ekspress e cila ishte ndër të parat që raportoi lajmin, duke sqaruar sesi kryeministri shqiptar ‘zhduku’ Kosovën nga harta.
Discussion about this post