Flash News

KRYESORE

I futi zarfin në xhep militantit, flet Viktor Tushaj: Filxhani i kafes nderohet, turp për ata që i harrojnë këto vlera

I futi zarfin në xhep militantit, flet Viktor Tushaj: Filxhani i kafes

Kandidati i LSI për deputet në Lezhë, Viktor Tushaj ka reaguar pas publikimit të një video që e tregonte atë duke i futur një zarf në xhep Gjovalin Gjinit, militanti i dhunuar pak ditë më parë.

Këtë veprim Tushaj e konsideron si zakon të të gjithë shqiptarëve, duke theksuar se në të tilla raste nderohet filxhani i kafes.

“Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera”, shprehet Tushaj.

Gjithsesi, nderimi që Tushaj i ka bërë filxhanit të kafesë së Gjinit duhet të ketë qenë shumë i madh aq sa ka qenë e nevojshme përdorimi i zarfit dhe jo hedhja në tabaka.

Publikohet video/ Pas shpinës së Ilir Metës, Viktor Tushaj i fut zarfin në xhep militantit të dhunuar

Të fundit