Flash News

KRYESORE

Fyerja e deputetit Hyseni për autikët, në Bullgari nënat e fëmijëve shkarkuan zv/kryeministrin

Fyerja e deputetit Hyseni për autikët, në Bullgari nënat e

Deputeti socialist Alket Hyseni përdori fjalë fyese ndaj kolegut demokrat duke e quajtur “plak autik”. Por, për përdorimin e këtij termi reagoi ashpër drejtuesja e fondacionit  “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi, duke kërkuar dorëheqjen e Alket Hysenit.  “Të mos guxojë me politikan të përdorë gjendjet e fëmijëve tanë për fyerje”, shprehej ndër të tjera Zaimi.

Deri më tani vetë Hyseni nuk ka kërkaur as edhe ndjesë publike, e jo më  të japë dorëheqjen.

Por në një shtet tjetër europian, dorëheqja do ishte primare. Sjellim në vëmendje rastin e zëvendëskryeministrit bullgar, Valeri Simeonov, një nacionalist aleat i kryeministrit konservator, i cili dha  dorëheqjen pas disa javësh protestash nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilat u ndjenë të ofenduara nga deklaratat e tij, në një kontekst të tensioneve sociale.

”Jap dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të qeverisë bullgare”, deklaroi për median, Simeonov. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur nga ana e saj se dorëheqja u pranua nga kryeministri, konservatori Bojko Borisov.

Nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara u mobilizuan fillimisht për të kërkuar në parlamentin bullgar ndihmë më të mirë sociale.  Ato protestonin çdo mbrëmje në Sofje prej disa javësh për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, pasi ky i fundit e kishte cilësuar absurde kauzën e tyre se po përdornin fëmijët dhe mashtronin shoqërinë për përfitime materiale.

Rasti i Bullgarisë tregon edhe një herë tjetër se sa larg standardeve evropiane ndodhet Shqipëria, ku drejtuesit e qeverisë, deputetët apo kryebashkiakët ofendojnë pa turp qytetarët duke i etiketuar si shpellarë, vandalë, përtacë, etj.

Të fundit