Flash News

KRYESORE

Fyerja për autikët, Denada Toçe nuk i ndahet Alket Hysenit: Deputeti përdori edhe fjalë të tjera ofenduese

Fyerja për autikët, Denada Toçe nuk i ndahet Alket Hysenit:

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha pak ditë më parë me fjalët “plak autik”.

Pas përdorimi të këtij termi, pati reagime të ashpra nga përfaqësues të fëmijëve me sindromën Down, psikologë, analistë e shoqëria civile.

Shumë prej tyre i kërkuan të japë dorëheqjen. Ndër to ishte edhe psikologia e njohur Denada Toçe, e cila në një intervistë për ‘Fax News’ sot insiston sërish se statusi i deputetit socialist ishte një fyerje e madhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ajo komenton edhe faktin që pas polemikave, Hyseni e ndryshoi statusin e tij, duke e zëvendësuar fjalën ‘autik’ me ‘shfazim, sindromë, e plak i çartur, e po ashtu përdori edhe fjalë të tjera paragjykuese.

“Për mua thelloi problematiken. Edhe të thuash fjalën ‘plak’ është një paragjykim tjetër, Duhet t’i kujtoj se pleqtë e Shqipërisë janë pjesë e shoqërisë ku inteligjenca e tyre është më me vlerë se mendtë e zotërisë që ka thënë këto gjëra. Emri plak është paragjykues, edhe ajo fjalë është shumë problem. Për mua nuk është falje, për mua është faj, jo gabim se është i përsëritur, jo vetëm nga ai por edhe nga PS. Ai nuk e ke vendin në Parlament, ndjeshmëria ka humbur që kur përdoren fjalë që paragjykojnë shoqërinë. Nuk është përdorur vetëm fjala ‘autik’ por edhe fjalë të tjera fyese. E shikoj në debatet në rrjetet sociale që janë mesazhe shumë të ulëta për të përfaqësuar figura politike. Habitem se çfarë edukate kanë trashëguar nga familjet e tyre dhe si mund të banalizohet e të humbasë fjalori njerëzor, është mungesë qytetarie dhe tregon nivelin ku ka rënë politika”, shprehet Toçe.

Të fundit