Flash News

KRYESORE

Fyerjet ndaj Dashamir Shehit, reagon Dritan Hila: I tregoi Ramës se ka degraduar në një satrap të stilit lindor

Fyerjet ndaj Dashamir Shehit, reagon Dritan Hila: I tregoi Ramës se ka

Analisti Dritan Hila ka kritikuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në Kuvend ndaj deputetit të djathtë, Dashamir Shehi, pasi ky i fundit i kërkoi të përqëndrohej te investimet perëndimore dhe jo ato të lindjes.

Sipas Hilës, me performancën e së enjtes, Raam u rikthye me gjeste e batuta, si ato të bëra njëzet vjet përpara, kur ishte më i ri dhe rrekej t’i hynte në zemër Ilir Metës.

Hila shkruan te ‘Dritare’ se Shehi bëri një radiografi të situatës vendore, por e cila i tregonte Edi Ramës se nga një kryeministër që u prit me shpresë të madhe nga gjithë shqiptarët, kishte degraduar në një satrap të stilit lindor.

Pjesë nga shkrimi:

Ditën e enjte me një performancë që donte të imitonte atë të viteve të para, Edi Rama pa përmendur emër u përpoq të bënte qesharak një nga emrat e përveçëm dhe domethënës të parlamentit gri dhe pa individualitete të Shqipërisë: Dashamir Shehin.

Çfarë i kishte thenë Dash Shehi, Ramës që e nervozoi aq shumë? Pse e kishte ngacmuar Shehi Ramën, ndërkohë që ai nuk kishte folur fare në parlament. Pse duhej Edi Rama të performonte me gjeste e batuta, të bëra njëzet vjet përpara, kur ishte më i ri dhe rrekej t’i hynte në zemër Ilir Metës?

Pavarësisht sa u mundua Rama të bënte qesharak një nga deputetët më të vjetër të parlamentit shqiptar, e pati të kotë. E tregoi mbeshtetja qe Shehi pati nga publiku.

Po çfarë tha Shehi që nervozoi aq shumë Ramën. Asgjë apokrife sesa i thotë një ekonomist dhe shtetar me mend dhe ia tha ne Komisionin e Ekonomise dhe jo para kamerave: I tha të mos fokusohej vetëm në investimet lindore, pasi nëse duam të hyjmë në BE, duhet ta bëjmë këtë të fundit të interesuar edhe si treg për kapitalet e saj; se nuk mund të ishin ndërmarrjet strategjike në duar të kinezëve dhe turqve; se Turqia vetë po rrëshqet në abise të errëta të koalicioneve lindore me Rusinë, Iranin dhe rrymat që luftojnë SHBA në atë rajon; se nuk mund ta bënte vendin, shesh lufte të rivaleteteve të brendshme të Erdoganit me konkurentët e tij dhe se ky vend është tepër i vogël për lojëra të mëdha; se po humbasim prirjen tonë perëndimore. Kaq. Asgjë më shumë sesa një radiografi të situatës vendore, por e cila i tregonte Edi Ramës se nga një kryeministër që u prit me shpresë të madhe nga gjithë shqiptarët, kishte degraduar në një satrap të stilit lindor. Kjo mesa duket i ka djegur Ramës. Por jo vetëm kjo. Sepse më shumë sesa fjalët, është e shkuara dhe e tashmja e Dash Shehit, që i kujton kryeministrit të vendit atë që i mungon me shumicë dhe që nuk mund t’ia japi asnjë ofiq: karakterin.

Të fundit