Flash News

KRYESORE

Gabriel sqaron qëndrimin e Gjermanisë: Nëse Serbia do anëtarësimin në BE, të pranojë pavarësinë e Kosovës

Gabriel sqaron qëndrimin e Gjermanisë: Nëse Serbia do

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, gjatë konferencës me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka thënë se ia ka bërë me dije Beogradit që nëse dëshiron integrimin në Bashkim Evropian duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Ne sot edhe në Beograd e kemi theksuar, që nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së, duhet që të plotësojë kriteret e shtetit ligjor dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE dhe për këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, ka thënë Gabriel në Prishtinë.

Gabriel, i cili ndodhej të mërkurën për vizitë në Prishtinë, ka premtuar ndihmën e shtetit të tij për Kosovën, për t’u ballafaquar me sfidat që e presin. Çështje kryesore ai ka konsideruar procesin e Gjykatës Speciale.

Të fundit