Flash News

KRYESORE

Gafa e ish-zv/ministres së Jashtme në ‘Tonight’: Donald Trump është kryetar i Partisë Republikane

Gafa e ish-zv/ministres së Jashtme në ‘Tonight’: Donald

Ish-zv/ministrja e Jashtme, Edith Harxhi ka bërë një gafë sot në emisionit ‘Tonight’, që nuk i falet as për postin që ka mbajtur as edhe për formimin e saj si studiuese e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Duke folur për rolin e kryetarit në partitë e djathta perëndimore, Harxhi tha se kryetari i Partisë Republikane në SHBA është presidenti Donald Trump. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e të ftuarve në studio të cilët kanë korrigjuar ish-zv/ministren, pasi presidenti apo kandidati për president konsiderohet lider politik dhe jo kryetar i partisë.

“Duhet ta keni parasysh se kryetari i partisë (Republikane) është presidenti, presidenti që zgjidhet, aktualisht është zoti Trump. Por ka edhe një kryetar tjetër. Politikën e partisë e bën zoti Trump”, tha Harxhi.

Pas kundërshtimit në studio, Harxhi e korrigjoi gabimin duket folur për lider politik dhe jo kryetar.

Kundërshtarja e Bashës tregon për telefonatën që i mbërriti pas ngritjes së grupit: Arben Ristanit nuk iu përgjigja...

Të fundit