Flash News

KRYESORE

Gafa e këngëtarit të njohur italian “çmend” rrjetet sociale: Njeriu ka shkatërruar dinozaurët, do mundë edhe virusin

Një gafë e këngëtarit të njohur italian Albano Carrisi është kthyer në hitin e rrjeteve sociale.

Në një intervistë me Mara Venier në Domenica IN, Al Bano u përpoq disa herë të shmangte dhënien e përgjigjeve për jetën e tij private, duke zhvendosur vëmendjen e tij në urgjencën e coronavirusit.

Në mesin e konsideratave të ndryshme, këngëtari tha se: "Njeriu ka qenë në gjendje të shkatërrojë dinozaurët, ndaj do jetë në gjendje të shkatërrojë edhe këtë krimb të vogël, mikrob, i cili quhet coronavirus".

Kjo deklaratë e këngëtarit nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale duke krijuar kështu meme qesharake si më poshtë:

Të fundit