Flash News

KRYESORE

Gafa e News 24, i bën të vdekur dy ushtarët që u vlerësuan nga Rama

Gafa e News 24, i bën të vdekur dy ushtarët që u

News 24 lajmëroi sot në mesditë, nëpërmjet titrave, se kryeministri Edi Rama i kishte kushtuar një status  "ushtarëve që humbën jetën në luftën me zjarrin”. Ky lajm ra si ‘bombë’ pasi deri më tani nuk ishte njoftuar për të vdekur si pasojë e zjarreve dhe aq më pak ushtarë.

Por e gjitha ka qenë një gafë dhe televizioni ka nxituar të rregullojë gabimin. Personi që ka shkruar njoftimin duhet të jetë ngatërruar për shkak se Rama i quante dy ushtarët heronj të këtyre ditëve të vështira.

“Ushtar i I, Vangjeli Limallari 20 vjeç dhe Ushtar i I, Ornela Shaba 22 vjeç; dy ndër shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret, në kushte klimaterike asfiksuese. Mirënjohje për ta dhe respekt për punën e tyre në shërbim të vendit”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

Të fundit