Flash News

KRYESORE

Gafa e OFL/ U vra 6 vite më parë gjatë sulmeve të ISIS në Siri, njësia speciale i dërgon formular vetëdeklarimi një personi të vdekur

Gafa e OFL/ U vra 6 vite më parë gjatë sulmeve të ISIS

Operacioni Forca e Ligjit ka nisur formularët e vetëdeklarimit të të dhënave pasurore, për Shkëlzen Dumanin, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”.

Mirëpo, gafa e kësaj njësie qëndron në faktin se i ka dorëzuar formularin e justifikimit të pasurisë një personi të vdekur, pasi Shkëlzen Dumani rezulton i pajetë që nga 2014, vit në të cilin mbeti i vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Vrasja e Dumanit atë kohë është raportuar gjerësisht në media, ndërkaq është konfirmuar për Top Channel përmes një bisede telefonike edhe nga familjarët e tij.

OFL përpara se të bënte dërgesën e formularit do ta mësonte vdekjen e Dumanit nëse minimalisht do të konsultohej me drejtorinë e Antiterrotit në SHISH dhe atë në Policinë e Shtetit të cilët kanë një dosje të vecantë për Shkëlzen Dumanin.

Të fundit