Flash News

KRYESORE

Gafa e portaleve që nuk dinë anglisht/ Modelja thotë “grricu” me mua, portalet e përkthejnë “bëj seks me mua” (FOTO)

Modelja Oriola Marashi ka postuar dje në Instagram një foto, ku ajo shfaqet në shatërvanin e Trevit në Romë, mjaft provokuese me një mini-fund që i lë fare pak vend imagjinatës.

Mirëpo nuk është ky thelbi.

Modelja shkruan në anglisht: “F*ck with me and get some money”.

Sigurisht, që jo çdo fjalë që nis me f*uck në anglisht do të thotë 'seks' apo të bësh seks, kur merret në kontekstin frazologjik të një shprehjeje apo fjalie më të gjerë se sa thjesht fjala.

F*ck do të thotë 'seks' ose 'të bësh seks', vetëm kur është e zhveshur apo e pa-shoqëruar nga fjalë të tjera.

Në fakt, me fjalinë e mësipërme, Marashi pak a shumë ka nënkuptuar: “Grricu me mua dhe bëj ca para”, në sensin që ndoshta ajo ndjen aq vetëbesim dhe siguri në vetvete dhe ndihet aq e famshme, saqë i drejtohet me kunjë ndonjë rivaleje apo personi të mundshëm që e “kërcënon”, se “beteja” me të do të pasuronte këdo.

Marashi mund ta ketë fare mirë edhe me mediat të cilat mezi presin raste të tilla, të cilat ose nuk i kuptojnë, ose i shtrembërojnë. Dhe ato nuk e zhgënjyen këtë herë.

Do të tingëllonte absurde e kundërta. Pra si mund të bëhesh me para duke bërë seks me një femër, kur krejt e kundërta mund të ndodhte në rastin më të mirë?! Pra një femër mund të bëhej me para nëse kjo “paradigmë” realizohej. Kjo është po aq vejetër sa edhe zanati më i vjetër në botë.

Por shumë portale që duket se kanë rënë pre e kopjes së njëri-tjetrit i kanë dhënë një konotacion absurd shprehjes së saj.

Shkohet deri aty me imagjinatën e shfrenuar, sa që një portal shkruan: “Oriola Marashi ngre këmbët dhe thotë q*** me mua”.

Më shumë se lojë fjalësh me fjalën f*ck apo etje klikimesh nga lajmet me seks, ky ngjason më tepër me një gabim trashanik nga mosnjohja më elementare e gjuhës angleze, të niveleve “Essential 1”.

Kjo gafë e protaleve ngjan me një gafë që një riosh po kaq i revoltuar dhe me nivel të njëjtë të disa portalistëve, shkruajti disa vite më parë në një mur në Tiranë nga dëshira e madhe për të mallkuar diktatorin Enver Hoxha: “Enver f*cks” në vend që të shkruante “F*ck Enver”./Politiko.al

 

 

 

Të fundit