Flash News

KRYESORE

Gafa e radhës/ Ministri Cakaj ‘shenjtëron’ dy vjet më herët Nënë Terezën

Ministri për Europën, Gent Cakaj, ka bërë një tjetër gafë, kësaj radhe në lidhje me ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një postimi në Instagram, Cakaj shkruan se sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, por nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë të viteve, nuk na del ashtu.

Sipas kalkulimeve të ministrit i bie që Nënë Tereza i vie të jetë shenjtëruar në vitin 2014, kur në fakt shqiptarja e madhe u shpall Shën Terezë në vitin 2016, pra tre vjet më parë.

Kjo është një datë e njohur botërisht dhe mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për ta gjetur, por duket se ministri Cakaj ka qenë i bindur në njohuritë e tij për këtë ngjarje të madhe.

Të fundit