Flash News

KRYESORE

Gafa e radhës/ Thembra mund të jetë problem për Akilin, por jo për Tërmetin (Video)

Gafa e radhës/ Thembra mund të jetë problem për Akilin, por

Mund ta quajmë pa frikë një nga ‘heronjtë’ e memeve. Me gafat e tij kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është një nga personazhet më të shigjetuar në rrjetet sociale, të cilit i kanë kushtuar jo pak meme.

Këtë e ka pranuar edhe vetë Peçi gjatë një interviste dhënë në Kalanë e Tepelenës.

Madje, ai është shprehur se memet janë edhe thembra e tij e Akilit, duke nënkuptuar me këtë suksesin e tij.

Mirëpo ‘thembra e Akilit’ në mitologjinë greke nënkupton pikën e dobët dhe jo një mjet për të arritur suksesin, siç thotë kryebashkiaku i Tepelenës.

Gjithësesi ai do të mësojë këtë nëpërmjet memeve të ardhshme që nuk do vonojnë të postohen pikërisht për këtë gafë të radhës.

https://www.youtube.com/watch?v=Dlxbkvhr23Y

Të fundit