Flash News

KRYESORE

Gafa gjatë transmetimit të fjalimit të kryeministrit pakistanez në Kinë, shkarkohet drejtori i televizionit

Kanali televiziv shtetëror i lajmeve në Pakistan u komentua gjatë pas transmetimit të fjalimit të kryeministrit Imran Khan në Kinë, pasi në vend që të shkruante se Khan ndodhej në ‘Beijing’ (Pekin), shkroi që ndodhej në ‘Begging’ (Lutje).

Emërtimi i gabuar i adresës në këndin e sipërm të majtë, bëri që televizioni i Pakistanit të bëhej subjekt komentesh dhe batutash nga audienca. Për ironi, kryeministri kishte shkuar në Pekin për të kërkuar ndihmë financiare për vendin e tij.

Ky titull u fshi për 25 sekonda, duke bërë që njerëzit në mediat sociale të pyesin nëse ajo ishte vendosur me qëllim, duke pasur parasysh natyrën e vizitës së Khan në Kinë. Kanali shtetëror pretendon se ishte një gabim shpejtësie. Megjithatë, drejtori i PTV, Hasan Immad Mohammadi, është shkarkuar menjëherë nga puna.

Të fundit