Flash News

KRYESORE

Gafa në takimin Rama-Macron, kryeministri shqiptar pranoi të përfaqësohej nga ‘flamuri kinez’

Sikur të mos mjaftonin atletet që mbante veshur apo paraqitja pa asnjë projekt konkret, kryeministri Edi Rama ka pranuar të përfaqësohet gjatë takimeve të Samitit të Triesteve nga një flamur i deformuar.

Respektimi i simboleve kombëtare është deytrim për kryeministrin, por Rama mesa duket nuk ka qenë i vëmendshëm ose nuk e ka vrarë mendjen për faktin se në takimin me presidentin francez, Emanuel Macron, flamuri i vendosur pas shpinës së tyre nuk ishte ai i Republikës së Shqipërisë, por një version i deformuar që prodhohet në Kinë.

Sigurisht që përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Ramën, pasi gafa duhet të ishte kapur edhe nga përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në Itali apo nga stafi i kryeministrit.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët  shqiptarë pranojnë simbolet e deformuara në takime të nivelit të lartë.

Të fundit