Flash News

KRYESORE

"Gafë e paimagjinueshme", Ardian Dvorani reagon pas shkarkimit të tij nga Gjykata e Lartë: Të shohim çdo katranosin

"Gafë e paimagjinueshme", Ardian Dvorani reagon pas shkarkimit

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani ka reaguar pak pas vendimit të Këshillit të Gjykatës së Lartë për shkarkimin nga pozicioni i tij si anëtarë i Gjykatës së Lartë. Duke e cilësuar këtë vendim si “juridikisht të paimagjinueshëm”, Dvorani theksoi së është në pritje të arsyetimeve.

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qene 6 me 4”, është shprehur Dvorani.

Kujtojmë se, me 6 vota pro dhe 3 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Me mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë, Dvorani largohet edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pozicion të cilin e mban për shkak të Gjykatës së Lartë. Mësohet se, pas largimit të Dvoranit në krye të KED-së do të vendoset Vitore Tusha, ndërkaq Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe: https://politiko.al/klgj-vendos-perfundimin-e-mandatit-te-dvoranit-ne-gjykaten-e-larte/

Lexo edhe: https://politiko.al/gati-7-vite-pertej-mandatit-te-tij-kushtetues-klgj-mbledhje-per-te-diskutuar-perfundimin-e-mandatit-te-ardian-dvoranit-ne-gjl/

Të fundit