Flash News

KRYESORE

Gafë nga Liverpool, ekipi modest e befason me barazim në Kupë

Gafë nga Liverpool, ekipi modest e befason me barazim në Kupë

Shrewsbury sot i ka befasuar të gjithë duke barazuar 2-2 ndaj Liverpool në FA Cup. Skuadra e kuqe ishte në avantazh prej dy golash dhe u duk se kjo do të ishte një ndeshje e zakonshme, ku ata fitojnë me lehtësi, por jo!

Trajneri Jurgen Klopp duhet të përgatitet për ndeshjen e kthimit në Anfield, sepse ekipi modest shënoi dy gola brenda 10 minutash dhe barazoi takimin për mrekulli.

Jones kaloi i pari në avantazh Liverpool-in në pjesën e parë, teksa autogoli i Love dyfishoi për miqtë menjëherë pas pushimit. Sidoqoftë, të frymëzuar sidomos nga atmosfera e bukur në stadiumin e tyre, vendësit shënuan dy gola brenda me Cummings.

Liverpool nuk reagoi dot për të gjetur golin e tretë dhe tashmë i duhet të përgatitet për një takim tjetër.

Të fundit