Flash News

KRYESORE

Galeria e Universitetit të Arteve hap sezonin me ekspozitën e djalit të kryeministrit Rama

Galeria e Universitetit të Arteve do të çel sezonin e ri artistik në datën 13 shtator. Në godinën, fasada e së cilës është lyer së fundmi, është vendosur një poster ku njoftohet për ekspozitën e parë që do të shfaqet në mjediset e saj.

Bëhet fjalë për ekspozitën e djalit të kryeministrit Rama, Gregori. “Greg Rama-Fidem”, shkruhet në posterin e vendosur të hyrje të godinës së Galerisë teksa thuhet gjithashtu se kuratori i saj është Vladimir Myrtezai.

Mesa duket Gregori ka vendosur të ndjek hapat e të atit kryeministër. Ky i fundit përtej angazhimit në krye të qeverisë gjen gjithmonë kohë për të çelur ekspozita, dhe ndryshe nga i biri ka zgjedhur që ato ti ekspozojë jashtë vendit.

 

 

Të fundit