Flash News

KRYESORE

‘Gangnam Style’ rrëzohet nga froni, nuk është më kënga me më shumë klikime në Youtube

‘Gangnam Style’ nuk është kënga me më shumë klikime në Youtube. Pas gati 5 vite në vend të parë, super-hiti i PSY është parakaluar nga ‘See You Again’, një bashkëpunim i reperit amerikan Wiz Khalifa me këngëtarin e ri Charlie Puth.

Kjo këngë që ishte kolona zanore e filmit ‘Furious 7’ ka arritur në mbi 2.8 miliardë klikime në Youtube dhe shumë shpejt pritet të arrijë shifrën e 3 miliardëve.

Koreani jugor ‘PSY’ ishte i pari që do të arrinte të kapte shifrën e 1 miliard klikimeve në ‘Youtube’ me super-hitin e tij ‘Gangnam Style’. Ai ishte gjithashtu i pari që kapi edhe shifrën e 2 miliardë klikimeve me të njëjtën këngë.

Megjithatë, ‘See You Again’ nuk parashikohet të qëndrojë shumë gjatë në ‘fron’, pasi rrezikohen seriozisht nga latinët e ‘Despacito’, që brenda 5 muajsh ka arritur në më shumë se 2.4 miliard klikime në ‘Youtube’ dhe aktualisht renditen të pestët. Më këtë ritëm, kënga e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee pritet të ngjitet brenda pak muajsh në vend të parë.

 

 

 

Të fundit