Flash News

KRYESORE

“Gangsterja” nga Elbasani rrëmben kurorën e “Miss Universe Albania”

Ditën e djeshme është mbajtur “Miss Universe Albania”. Trejsi Sejdini ose e njohur ndryshe si “gangsterja” nga Elbasani është bukuroshja shqiptare që u kurorëzua Miss.

“Jam shumë e kënaqur që jam pjesë në top 3, për shkak të moshës, nuk i marrim parasysh fjalët e prindërve dhe doja të thosha që duhet t’i dëgjojmë prindërit, t’i marrim parasysh çfarë thonë sepse kështu do ecim para dhe do i demonstrojmë botës cilat janë virtytet tona”, tha ajo kur u pyet se pse duhej të fitonte këtë kompeticion.

Menjëherë pas performanës së këngëtarit të njohur Ylli Limanit, vajzat pritën me padurim se kush do të shpallej fituesja. Vendimin e dha “Miss Uinverse Albania 2017”, Blerta Leka e cila kurorën e më të bukurës ja dha Trejsi Sejdinit.

Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:

Dardana Aliaj - Bursë studimi

Xhoi Kaso - Çmimi i produksionit

Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia

Anastasia Sara Spahi -Çmimi i klinikës Keit

Anisa Metuku-Miss Eleganca

Trejsi Sejdini-Miss Social Media

Të fundit