Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gara në Elbasan, Fitim Zekthi i PD: LSI dhe PDIU kanë mbledhur njerëzit më vulgarë, u kanë marrë kartat e identitetit edhe familjarëve të mi
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Fitim Zekthi, në një intervistë për Politiko.al ka denoncuar sjelljen e kundërshtarëve politikë, kryesisht atyre të LSI dhe PDIU. I pyetur për rivalitetin me këto parti, Zekthi tha se LSI dhe PDIU kanë mbledhur në ekipet e tyre njerëzit më vulgarë që lëvizin gjithë ditën kot me makina luksoze.
Kandidati demokrat tha se këto dy parti u kanë marrë kartat e identitetit edhe të afërmve të tij, ndërsa miqtë kanë frikë ta mbështesin pasi kanë njerëz në punë.
Sa i përket programit të PD-së, Zekthi konsideron pikën më të fortë pjesën për bujqësinë. Ai thekson se sot në Shqipëri ka një varfëri ekstreme në fshat, e cila do të lehtësohet me programin e demokratëve.
Lidhur me planin e qeverisë së Edi Ramës për ndërtimin e një inceneratori në Elbasan, Fitim Zekthi ka deklaruar se është parimisht kundër dhe se do të tregohet shumë i kujdesshëm kur të marrë një vendim për këtë çështje.
Intervista
Zoti Zekthi, pse e morët vendimin për t’ju bashkuar tani politikës?
Të them të drejtën nuk ka qenë një ambicje e imja të merresha me politikë, sidomos këto kohë. Kur kam qenë më i ri edhe e kam menduar. Iu bashkova pas një kërkese të kryetarit të PD-së Lulzim Basha që më tha se donte të ndërtonte një ekip me njerëz që do të përfaqësonin një ide, një qasje, një projekt që do të përfaqësonte në thelbin e vet një forcë për të ndryshuar një mënyrë të zvetënuar të të bërit politikë, një modus të shëmtuar të të sjellurit në politikë ku e paditura, e pista, kriminalja po rrezikon përditë të na shkatërrojë jo thjesht ne si persona por tërë këtë vend, tërë pritshmëritë për fëmijët tanë duke na kthyer në qenie që ekzistopjmë si copa mishi dhe asgjë më shumë. Iu bashkova edhe sepse në zemër të saj ishte e djathta. Unë mbroj me ngulm prej kohësh një pozicion qartësisht të djathtë konservator dhe mendoj se shoqëria ka nevojë dëshpëruese pë ride të tilla. A do sjellë ndonjë ndryshim të madh e gjitha kjo? Unë nuk e di por besoj tek kjo. Më ka mbetur në mendje prej vitesh një fjali monumentale nga Nënë Tereza e cila iu përgjigj një kardinali që e pyeti kur ajo ishte në fund të jetës se ç’kuptim kishte patur përpjekja e saj disa vjeçare për të luftura varfërinë, urinë apo lebrën në Indi kur gjendja ishte po njëlloj e keqe. Ajo i tha: Zoti nuk më ka kërkuar të jem e suskeshme por të jem besëplotë tek ajo bëj.
Ju ndodheni i gjashti në listën e Elbasanit, një pozicion i diskutueshëm, a do vazhdoni të qëndroni në politikë pavarësisht rezultatit në zgjedhje?
Kjo do të varet nga rrethanat, sidomos nga PD dhe drejtuesit e saj. Unë tashmë jam në këtë rrugë. Sigurisht nuk kam ndonjë fiksim që të merrem bjer e vdis me politikë por jam në të.
Cila mendoni se është pika më e fortë e programit të PD?
Meqë unë kandidoj në një zonë fshati them menjëherë që pjesa për bujqësinë. Subvencionet dhe mënyra se si e parasheh program i PD-së dhënien e tyre është me të vërtetë shumë e mirë. Sot ka një varfëri të tmerrshme në fshat. Produktet bujqësore të cilat nuk subvencionohen më që kur erdhën socialistët në pushtet i kanë kthyer fermerët në argatë pa pagesë dhe pa fitim të tokave të tyre. Vetëm dje më thoshte dikush gati në lot në një fshat (Rrasë) “kam tonelata me kastraveca dhe me domate dhe nuk di ku t’i çoj. Çmimi i një arke domate bën 100 lekë të reja ndërkohë që kam shpenzuar miliona për plastma, ujitje, energji etj”. PD do të subvencionojë koston e inputeve dhe mekanikës dhe kjo është shumë e mirë. E ka bërë disi edhe më parë. Por në tërësi pjesa e programit të nxitjes së zhvillimit të ekonomisë është e mirë, sidomos taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës së qarkullimit apo lehtësirat e tjera.
Në gjykimin tuaj, a është i zbatueshëm ky program apo rrezikohet të përsëritet historia e programit të ‘Rilindjes’?
Unë mendoj se është i realizueshëm por kjo është çështje njerëzish. Në qoftë se njerëzit nuk duan ta bëjnë diçka ata edhe idenë apo programin më të mirë në botë mund të shkatërrojnë. Besoj se PD do t’i hap një shtysë të re ekonomisë. Do të jetë një sfidë e madhe sidomos rritja e pensioneve dhe e ndihmës ekonomike pasi do të duhet që ekonomia të dyfishojë ritmet e rritjes të paktën. Le të shpresojmë se do të bëhet.
Si e kanë pritur qytetarët listën e PD? Keni marrë mbështetje?
Ndryshe nga sa jemi mësuar ne në Tiranë, nëpër redaksi gaztash apo televizionesh, nëpër kafene ku lajmi prodhohet aty dhe po aty jep efektin dhe iu krijon njerëzve aty se qendra e botës është aty, në Shqipërinë e arave apo Shqipërinë ku njerëzit rraskapiten përditë për të nxjerrë bukën e gojës nuk ekziston asfare shqetësimi se ikën nga listat disa njerëz apo se ka qejfmbetje për listat. Mendimi mbizotërues është se duhet një ndryshim i fortë dhe lista e Bashës shihet si e mirë në kuptimin që “bëri mirë që ndryshoi fort”. Sa i takon rastit tim unë kandidoj në vendin ku jam lindur dhe rritur dhe ku kam gjithë të afërmit, familjarët, kushërinjtë e dhjetarë miq që prej fëmijërisë. Kjo ma ka lehtësuar shumë punën.
Mendoni se PD është gati për të qeverisur vendin?
Mendoj se shumica e tanishme qeverisë, pra koalicioni PS-LSI-PDIU duhet urgjentisht të humbë zgjedhjet. Qeveria e këtyre katër viteve për mendimin tim ka qenë e tmerrshme, delirante, i përdori paratë publike në një mënyrë të papranueshme dhe shkatërrimtare dhe bëri që një klimë e neveritshme lufte kundër opozitës, kundër biznesit të prodhojë varfëri aq sa nuk i takon dot njerëzit. Më tha dikush sot që shumë prindër dalin në mëngjes nga shtëpitë para se fëmijët të ikin në shkolllë nga frika se ata do ju kërkojnë 50 lekë dhe prindërit nuk i kanë. Në këtë gjendje sigurisht që PD është gati të qeverisë, absolutisht. Pastaj Basha ka qenë drejtues për vite në disa ministri, të tjerë njerëz kanë eksperiencë, program është i mirë. Pse nuk qenka gati?
Elbasani është një prej qyteteve më të ndotura në Shqipëri, ndërkohë qeveria kërkon ndërtimin e një inceneratori. Vazhdon PD të jetë kundër këtij projekti?
Unë personalisht nuk e njoh mirë këtë punën e inceneratorëve, dmth dëmin që sjellin, rreziqet që bartin etj. Por jam kundër inceneratorëve si parim. Pra jam i formuar kulturalisht kundër djegies së mbetjeve, më duket sikur janë ndotësa të mëdhenj. Dhe do ta mendoj hollë dhe me shumë kujdes kur të më duhet të marr një vendim. Kjo çështja e mbetjeve duhet të ketë një zgjidhje gjithsesi por inceneratoërt ndoshta janë më e keqja.
Qarku i Elbasanit është gjithashtu një prej pikave më të nxehta politike në këtë zgjedhje, si e shihni rivalitetin me LSI dhe PDIU?
Fushata është e qetë në pamje të parë, nuk ka dhunë, nuk ka flamuj e banderola, nuk ka karshillëk të madh etj, por është e tmerrshme. LSI dhe PDIU sidomos në Elbansan nuk kanë lënë gurë pa lëvizuar që të gënjejnë gjithkënd diku me një premtim për vend pune, diku me oferta të tjera. Gjithashtu pjesa më vulgare e shoqërisë janë ekipet e tyre, vijnë gjithë ditën vërdallë me makina të mëdha të bukura etj. Po shkoja një ditë tek spitali të takoj një mikun tim mjek dhe isha në këmbë. Më morën në telefon dhe më thanë pse ikën në këmbë, merr një makinë. Duhet të tregosh forcë. Madje janë të pakënaqur edhe që unë përdor një makinë benz të vitit 1998 që ma ka dhënë dega e PD-së Elbasan. Sipas tyre më duhet një fuoristradë e madhe si ato të PS, LSI dhe PDIU. Tmerr. Edhe PS, të paktën në Elbasan bën po këtë gjë: mashtrime për një vend pune, oferta të ndryshme kudo. T’ju jap një shembull: edhe tek të afërmit e mi, tek tezet, tek hallat kanë shkuar njerëz të LSI-së dhe PDIU-së, ju kanë marrë emrat, ju kanë marrë firmat, ju kanë marrë numrin e kartës së identitetit. Kur shkova unë ata më thanë që kjo ndodhur me gjithkënd. Shokë të mi të shkollës më thonë që do të të përkrahim por nuk dalim dot hapur sepse kunati është në punë këtu, apo djali e tezes në punë atje etj. Pra një klimë e shëmtuar. Praktikisht nuk jemi në fushatë zgjedhjesh por në një fushatë shitblerjesh dhe presionesh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38