Flash News

KRYESORE

Gara për 60 vende si hetues të FBI-së shqiptare, sa është numri i aplikimeve tri ditë para skadimit të afatit

Gara për 60 vende si hetues të FBI-së shqiptare, sa

165 oficerë policie, oficerë të policisë gjyqësore dhe juristë kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ky numër pritet të rritet edhe gjatë 3 ditëve në vijim kur skadon edhe afati, më 29 shtator.

Pas përzgjedhjes së atyre që plotësojnë kriteret ligjore, gara për 60 vendet si hetues te FBI-së shqiptarë do të kalojnë edhe faza të tjera si testimi me shkrim, testi psikologjik dhe ai i poligrafit.

Nga kjo listë do të përzgjidhet edhe nëndrejtori i BKH-së. Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe ka një ngjashmëri me Byronë Federale të Investigimit (FBI), e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Për këtë arsye hetuesit dhe drejtuesi i BKH-së do të trajnohen për tre muaj në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Pak ditë më parë drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj garantoi se ky proces do të udhëhiqet nga transparenca për të përzgjedhur hetuesit më të mirë.

Të fundit