Flash News

KRYESORE

Gara për FSHF, Boçi- Ramës: Pse nuk i fut fët e fët një President të përkohshëm që të biem rehat

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit ka ngjallur shumë debate me zyrtarizimin e kandidaturës së deputetit Bashkim Fino. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe deputeti demokrat Luciano Boçi.

“Futi dhe një President të përkohshëm, dhe pastaj do biem rehat se do i kemi të gjitha institucionet të mosvarme”, shprehet me ironi deputeti. Ndër të tjera Boçi kujton dhe kontributin e Armand Dukës në futbollin shqiptar. 

Reagimi i plotë:

FSHF E MOSVARME...

Po më habit ky Rama me FSHF-në?!

Ka nxjerrë në garë Finon e reformës politiko-administrative, që bëri bashki Urën Vajgurore 2013, për të mundur Dukën që dergoi kombëtaren në Francë 2016?!!!

Pse nuk i fut fët e fët një President të përkohshëm ky dhe këtu?!

Jo për noi gjo, por për “reformë” dhe kjo....

Që më në fund të na e bëjë dhe FSHF-në të mosvarme nga......futbolli.

T’i çojë më parë një letër OPDAT-it se e gjen ai “vegjen”...

Parlamentin e ka dhe Gramozi gati është me ul “shaminë” e..... startit të votimit me 36 vota, jo atë të 97-tës.

Vetëm kështu do biem rehat, sepse më në fund të gjitha do t’i kemi të mosvarme:

Rilindjen të mosvarme nga PS.

Prokurorinë të mosvarme nga drejtësia.

Policinë të mosvarme nga shteti.

Qeverinë të mosvarme nga buxheti.

Parlamentin të mosvarëm nga Kushtetuta.

Demokracinë të mosvarme nga liria.

E në fund Ramën të mosvarëm nga....koka (merreni me cilin kuptim të dëshironi).

Dhe pastaj thoni ju që ne jemi shtet varja....

Joooo!!!!!!

 Më herët ka qenë Armando Duka ai që ka komentuar kandidaturën e Bashkim Finos për në krye të FSHF-së.

 

Të fundit