Flash News

KRYESORE

Gara për FSHF-në, Rama u dërgon Tatimet të gjitha klubeve që drejtohen nga PD dhe LSI, kontroll deri më 7 shkurt

Gara për FSHF-në, Rama u dërgon Tatimet të gjitha klubeve

Gara për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit po vë në vështirësi klubet shqiptare dhe sidomos ato klube të vogla sepse u duhet të votojnë midis një kandidati që drejton prej 5 mandatesh këtë institucion, Armand Duka, dhe një kandidati që del nga partia në pushtet dhe që ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, deputeti Bashkim Fino.

‘Newsport.al’ raporton se  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një urdhër për kontroll tatimor të klubeve të futbollit, pikërisht tani, kur janë shpallur zgjedhjet për presidentin e FSHF-së. Në urdhër specifikohet se kontrolli do të kryhet nga data 22 janar 2018 deri në datën 7 shkurt 2018, pikërisht ditën e zgjedhjeve në FSHF.

Ajo që bie në sy nga lista është se pjesa më e madhe e këtyre klubeve që do kontrollohen nga Tatimet drejtohen nga bashki ku drejtuesit i përkasin Partisë Demokratike dhe LSI. Pjesë e listës janë edhe disa klube të Superligës që janë konsideruar gjithnjë pranë Armand Dukës, ndërsa janë përfshirë edhe disa klube të tjera sa për ta bërë më të besueshëm këtë aksion, siç është rasti i Partizanit ku drejtor sportiv është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit.

Lista:

KF Burreli sh.p.k (PD)

Klubi i Futbollit “Teuta” (Klub privat)

Futboll Club “Besa” (PD)

Klubi i Futbollit Luz i Vogël 2008 (PD)

Minifutboll FS Teuta (Klub privat)

Klubi i Futbollit “Turbina” (PD)

Klub Futbolli “Shkumbini” (PD)

Shoqata e Futbollit “Pepa”

Klubi i Futbollit “Sopoti” sh.a

KF “Apollonia” sh.a. (Koço Kokëdhima)

Klubi i Futbollit “Albpetrol”

Klub Futbolli “Luftëtari” (LSI)

Klub Futbolli “Lushnja 1930”

Futboll Klub “Tepelena”

KF Luftëtari (LSI)

Klubi i futbollit “Skënderbeu” (Klub privat)

Klubi i Futbollit “Besëlidhja” (PD)

Klubi i futbollit “Adriatiku” Mamurras (PD)

Klubi i Futbollit “Laçi” (Klub privat)

Shoqata e Futbollit “Besëlidhja” (PD)

Shoqata e Futbollit “FK Shënkolli Lezhë” (PD)

Klubi i futbollit “Butrinti”

K.F Delvina (LSI)

Klubi i Futbollit “Vllaznia” (PD)

Partizani sh.a

Të fundit