Flash News

KRYESORE

Gara për fustanin më të bukur të dasmave mbretërore në revistën franceze, mes tyre dhe ai i Elias

Revista franceze "Point de Vue" ka hapur garën për fustanin më të bukur të nuseve mbretërore.

“Point de vue” është një revistë e famshme ndërkombëtare në fokus të së cilës janë familjet mbretërore në mbarë botën.

Në këtë sondazh është edhe princesha jonë shqiptare, Elia Zaharia Zogu.

Lajmin e ka dhënë vetë Elia përmes një postimi në Facebook, ku shkruan:

"Sondazh në revistën Point de Vue, kush është fustani i nusërisë që ju pëlqen më shumë! Ka fustanet e dasmave më të njohura mbretërore, por unë mendoj që Blerina Kllokoqi Rugova meriton ta mbështesim për talentin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të saj! Mjafton të klikoni mbi foton e fustanit tuaj të preferuar! Votoni për🇦🇱 👐🏻🇽🇰"

Të fundit